Presidenti i përbashkët me Kosovën? Rama thotë se do ta votonin Hashim Thaçin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nëse do të ishte mundësia për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovën, do ta zgjidhnin ish-presidentin Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.Këtë deklaratë, Rama e ka dhënë në një konferencë për gazetarët, pas mbledhjes së Kryesisë së PS.Rama ka thënë se Thaçin do ta kishin votuar me bindje.“Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili, mos më bëni ta them se ca procesi është”, ka deklaruar Rama./Reporteri.net