Presidenti kroat njofton se 150 ushtarë kroatë do të dërgohen në Kosovë
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka njoftuar se Kroacia do ta rrisë prezencën ushtarake në Kosovë në kuadër të forcave të KFOR-it.
Ai ka treguar se pas disa ditëve do të nisen për në Kosovë 150 ushtarë kroatë.
“Para nesh është një kohë e re. Pas disa ditëve, 150 ushtarë tanë do të nisen për në Kosovë. Kjo i shqetëson fqinjët tanë, megjithëse nuk ka për qëllim t’i shqetësojmë ata, nuk synon një provokim. Është e drejta e jonë”, ka thënë presidenti kroat, raporton B92