Presidenti slloven sot qëndron në Kosovë, takohet vetëm me Vjosa Osmanin

0

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor sot viziton Kosovën ku nga ora 16:00 do të takohet me homologen Vjosa Osmani, ku pas takimit do të mbajnë një konferencë për media.Pahor ka thënë se gëzohet që Osmani ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në Samitin e javës së ardhshme, dhe se takimi i nesërm me të do të jetë për këshillues para samitit të Brdo-Brijunit.“Me presidenten e Kosovës dëshiroj të këshillohem para samitit të udhëheqësve në Brdo–Brijuni Process, në Brdo, më 17. 5. 2021. Më gëzon fakti se kryetarja Osmani veç e ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj. Ky do të jetë një takim i rëndësishëm, njëri nga më të rëndësishmit në historinë njëmbëdhjetëvjeçare të nismës Brdo–Brijuni”, tha Presidenti slloven të mërkurën për Reporteri.net.Dje gjatë ditës Gazeta Reporteri.net ka bërë të ditur që Presidenti i Sllovenisë, të enjten në Prishtinë, nuk do të takohet me Kryeministrin Albin Kurti, përveç me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.Samiti i Brdo-Prijunit është ngjarje vjetore multilaterale në të cilën takohen presidentët Ballkanit Perëndimor e ku fokusi kryesor është procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i regjionit në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *