Presidenti slloven vjen sot për vizitë në Kosovë, sjell mesazhe të rëndësishme për dialogun  

                              Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po zhvillon një turne të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.Gjatë ditës së sotme Pahor do të qëndrojë në Kosovë, derisa ditë më parë ishte për vizitë në Beograd, shkruan Reporteri.net.Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë.Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës.Disa ditë më parë, Pahor qëndroi për një vizitë disa ditore në Beograd, ku foli për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se gjatë vizitës së tij në Kosovë ka kërkuar që ta formohet Asocacioni i Komunave Serbe.Pahor tha se gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të dërgojë tri mesazhe të rëndësishme.“Në Prishtinë, së pari, do të them se çështjet e mbetura aktuale, në shtator dhe tetor, duhet të zgjidhen me dialog, dhe së dyti, dialogu duhet të jetë më ‘i gjallë’, mendoj se ka shumë mosbesim”, deklaroi ai.Së treti, siç deklaroi Pahor, disa gjëra ishin dakorduar dhe nënshkruar nga të dyja palët, por nuk u zbatuan. “Sa herë i kam vizituar miqtë e mi në Prishtinë, u kam thënë se duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe nëse duam që një proces të jetë i besueshëm”, shtoi Pahor./Reporteri.net