Presidenti Thaçi është nisur për një vizitë në Uashington

0

Disa javë më parë, presidenti Hashim Thaçi ishte kthyer në gjysmë të rrugës së tij drejtë Shtëpisë së Bardhë, pasi prokuroria e Gjykatës Speciale kishte lëshuar një komunikatë, ku bënte të ditur se ndaj tij ishte proceduar një aktakuzë për krime lufte.

Pothuajse gjatë gjithë kohës, deri para disa ditësh, presidenti Thaçi kishte qëndruar në zyrën e tij në Prishtinë, pa zhvilluar ndonjë vizitë jashtë vendit.

Vizita në zyrën e tij e të dërguarit special të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe vizita e fundit në Bruksel dhe takimi me të dërguarit të BE’së për këtë dialog, Miroslav Lajçak, ishin rikthime jo shumë të pritura, pasi të gjithë po prisnin konfirmimin apo hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj tij nga Gjykata e Hagës.

Por, sot Gazeta Online ‘Reporteri.net’, nga burime brenda institucioneve të Kosovës, ka mësuar se presidenti Thaçi, është nisur për një vizitë tjetër jashtë vendit, dhe atë në Uashington.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’, ka pyetur Zyrën për Media të Presidentit, për këtë vizitë, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Nuk dihet nëse gjatë kësaj vizite presidenti Thaçi do të ketë takime me përfaqësues të Administratës Amerikane, apo jo, dhe e vetmja gjë që dihet deri tani, është se ai ka udhëtuar drejtë kryeqytetit amerikan.

Këtë vizitë presidenti Thaçi po e bën pak ditë para se Gjykata Speciale të konsumojë afatin për konfirmim apo hedhje poshtë të aktakuzës për krime lufte të inicuar ndaj tij dhe ish udhëheqësve të tjerë të UÇK’së. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *