Presidenti Thaçi: Nëse s’do kishim parti që hedhin gaz lotsjellës, sot do ta kishim liberalizimin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hedhur akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e lidhur gjuajtjen e vezëve nga ky subjekt politik me mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Thaçi në Top Channel tha se nëse nuk do të hidhej gaz lotsjellës në Kuvend, vizat do të hiqeshin para dy vitesh, njofton Insajderi.
”Në qoftë se në Kosovë nuk do të kishte parti që hedhin gaz lotsjellës ne sot do t’i kishim liberalizuar vizat”, ka thënë Thaçi.
Lëvizja Vetëvendosje, kishte hedhur gaz lotsjellës gjatë Qeverisë Mustafa, në kohën kur po diskutohej për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi.