Presidenti Trump e quan “trim” kryeministrin Hoti, gëzohet për marrëveshjen

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka dërguar një letër kryeministrit Avdullah Hoti pasi nënshkrimit të marrëveshjes me Serbinë.

Ndër të tjera, Trump e quan trimëri nënshkrimin e kryeministrit Hoti në marrëveshjen me palën serbe, shkruan Reporteri.net.

“Shtetet e Bashkuara kishin kënaqësinë që t’iu presin juve në Shtëpinë e Bardhë këtë javë.  E duartrokas guximin tuaj për të bërë progres në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”, ka shkruar ai.

Sipas letrës së Trump, marrëveshja e sotme është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së paqes afatgjate në Ballkan.

“SHBA kanë qenë partner i Kosovës që nga fillimi dhe ne besojnë që negociatat që do mbahen në Shtëpinë e Bardhë, përfaqsojnë një marrëveshje diplomatike historike. Pas më shumë se 20 vitesh progres të limituar, ne besojmë që marrëveshja për normalizim ekonomik është çelësi për të siguruar një paqe afatgjatë dhe stabilitet në Ballkan”, thuhet tutje në letër.

I pari i Amerikës e ka përgëzuar kryeministrin Hoti edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, e cila gjë solli më pas edhe njohjen e Kosovës nga ky shtet.

“Ne duartrokasim vendimin tuaj për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin. Ky është një hap shumë i rëndësishëm aleatët e Kosovës në Lindjen e Mesme dhe ne shikojmë përpara që të vazhdojmë partneritetin me juve”, përfundon letra e Trump drejtuar Hotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *