Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i mbajtur 146 vjet më parë.
Ajo për këtë ngjarje, si dhe për çlirimin e Kosovës, 25 vjet më parë, konsideroi si dy nga momente kryesore të historisë së popullit tonë, që sipas saj janë të ndërlidhura rrënjësisht në rëndësinë e tyre: Lidhja e Prizrenit e vitit 1878 dhe çlirimi i Kosovës më 12 Qershor, 1999.
Sipas saj, këto dy data simbolizojnë shpirtin e qëndrueshëm të popullit tonë, përkushtimin për liri dh vendosmërinë e palëkundur në luftën për liri dhe pavarësi.
“Sa herë vije 10 Qershori, rikthehen kujtimet te ky vend ku 146 vjet më parë ideologët Imer Prizrteni, Abdyl Frashëri, Syeljman Vokshi, e shumë të tjerë, u mblodhën në kuvend me kauzën e rizgjimit kombëtar kundrejt rrezikut që i kanosej kombit tonë. Duke i kombinuar organizimin gjithëkombëtar politik e luftarak Lidhje e Prizrenit praqet organizimin kulmor për çlirimin e trojeve shqip[tare dhe mbrojtjen e tyre nga çdo kërcënim dhe pretendim i vendeve të tjera”, tha presidentja Osmanin./RTKlive