Presidentja Osmani i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar marshit “Drejtësi, jo politikë”. Ajo është përkrah djalit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endritit. Në masë ajo hyri bashkë me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
E në marsh shumë qytetarë janë bashkuar e në duar po mbajnë pankartën “Historia nuk mund të rishkruhet”, “Liri në emër të popullit”.
Një numër i madh i njerëzve janë mbledhur në sheshet e Prishtinës, ndonëse ndalimi është në sheshin “Skënderbeu”, por fundi nuk iu shihet dot.