Presidentja Osmani: Kosova do mbajë derën hapur për ukrainasit
NATO duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, thotë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.Në një intervistë ekskluzive për TRT World, presidentja Osmani ka folur për ndikimin që do të ketë në Ballkan, sulmi rus ndaj Ukrainës, derisa shpreh disa arsye për anëtarësimin e Kosovës në NATO.‘’Përshpejtimi i anëtarësimit në NATO është i nevojshëm për të garantuar paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në Kosovë, por në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor’’.Presidentja Osmani mes tjerash foli edhe për aspiratat e Kosovës edhe në BE, si dhe bisedimet Beograd-Prishinë dhe krizën e refugjatëve pas luftës në Ukrainë.Ajo ka thënë se Kosova do t’ua hapë dyert refugjatëve ukrainas, nëse ata ndjehen të sigurtë me ardhjen e tyre në vendin tonë.