Presidentja Osmani: Kosova qëndron krah Ukrainës, hegjemonia ruse nuk do të ketë sukses
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me fillimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia.Me anë të një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj.“Kosova qëndron me Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa po përballen me pasojat e një lufte të pa provokuar si rezultat i veprimeve të agresionit nga Rusia”, ka shkruar ajo.