Presidentja Osmani në Krushë  të vogël tha- asnjë emër  të mos mbetet  vetëm numër

                 Sot, me rastin e 27 -Vjetorit të Maskarës së Krushës së  vogël ,atje ku sot, u bë rivarrimi i martirit Ajvaz Shehu , atëbotë 15 vjeqar, e ku ende  thërret zëri i 60 të tjerëve të pagjetur, ishin të  gjitha institucionet e vendit që nga  presidentja  Vjosa  Osmani, kryetarja  Parlementit të Kosovës Albulena  Haxhiu nënkryetari i kuvendit Gola, ministrat; Andin Hoti,Saranda  Bogujevci, kryetari i Rahovecit ,Smajl Latifi,nënkryetari i Komunës së  Prizrenit Bexhat Bytyçi. Kushtrim Gara nga Komisioni për të pagjeturit, Shoqatat e dala nga Lufta të Prizrenit, dhe kryetari i OVL-së  Isa  Berisha, si dhe  familajrë dhe Garda e FSK-së. Fillimisht kryetari i këtij fshati Shkelzen Hajdari  foli për qëndresën e këtij fshati dhe për fakti se  këtu  kurr nuk u shua shpresa për të  jetuar.

Presidentja e vendit Vjosa  Osmani me një fjalim plotë emocione  ka theksuar se gratë  krushjane  janë  ato heriona që i përballën kësaj tragjedie  që Serbia  ua  shkatojë  këtij fshati e  shqiptarëve.Rasti i  sotëm i martoirit Ajvaz Shehu që po i kthet tokës s ëvetë  pas plotë 27 vitesh është  një nga dëshmitë më të mëdha se asnjë emër nuk duhet të mbetet vetëm numër, Ajo pastaj  rikujtoi nënën e  Ajvazit që  kurrë se pranoi faktin se  i biri i sajë  nuk ishte gallë.

Kryeparlamentarja  Alubulena Haxhiu me këtë rast, edhe njëherë  rikujtoi faktin se  grat krushnane  janë shembul, i një rezsitencë dhe shprese në këtë  tokë.

Ministri Andin Hoti tha se  sot  po varrosin Ajvazin , por  Ajavazit i është brarë  babai  tre  vëllëzër me nga  dy bijtë të tyre. Serbia  ka menduar ta shfarosë këtë familje duke vararë 9 burra e të  familjes  së  Nuredin Shehut tha ai.

Kurse  fjalë  rasti  kanë mbajtur edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe nnënkryetari i komunës së Prizrenit Bexhat Bytyqi.

Kushtrim Gara nga  Komsioni i të pagjeturëve  tha se pas 27 vitesh dhembje e kërkimi sot,  varroset martiri Ajvaz Shehu e pastaj vazhdoi.

Kurse  duke folur për,kujtimet e  Ajavaz Shehut mësuesja e  tij si dhe e afarmja e familjes  Shpresa  Shehu , rikujtoi figurën e ëmbël të nxënësit  Ajvaz Shehu kur mbi libra   kishte plotë  ëndrra të cilat iu këputën në  fëmijëri.

Pasj kësaj  në  prezencën e homazheve të larta  shtetërore  u krye  ceremonia e varrimit të martirit Hajvaz  Shehu me moton  ‘’Hala nuk mi kanë gjet babin ,gjyshin, bacën’’ Krusha e vogël mbetet  dhembja  më e madhe  e luftës    dhe tmerrit që ka bërë Serbia mbi  shqiptarët e Kosovës.