Presidentja Osmani në Paris, takime me miq e aleatë të Kosovës: Bashkëpunimi me ta është parësor 
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është lajmëruar prapë nga vizita e saj në Forumin për Paqe në Paris.Këtë herë, Osmani ka njoftuar për takimet që ka pasur me homologët e saj nga Estonia, Liberia, Hungaria dhe Maqedonia e Veriut, të cilët ajo i quajti aleatë e miq të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Përmes një shkrimi në Twitter, Presidentja theksoi se bashkëpunimi me ta është parësor.“Bashkëpunimi me miq dhe aleatë është parësor teksa përpiqemi t’i tejkalojmë sfidat e përbashkëta në Evropë dhe më gjerë”, shkroi ajo.Gjatë diskutimeve në Forum të Paqes, Osmani ka thënë se duke qenë që kontinentit tonë po i sfidohet siguria, është e domosdoshme që të ketë bashkëpunim të bazuar në vlerat e përbashkëta.“Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, ka thënë Osmani.