Presidentja Osmani udhëton për në Kanada

0

                            Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Kanada ku do të flasë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.Gjatë qëndrimit në Kanada, Osmani do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë kanadezë dhe përfaqësues të shteteve tjera, kanë njoftuar nga Presidenca.“Gjatë qëndrimit në Kanada, Presidentja Osmani do të realizojë takime me zyrtarë të lartë kanadez dhe përfaqësues të shteteve tjera”, thuhet në njoftim. Kujtojmë se presidentja Osmani ditë më parë, ishte për vizitë në SHBA, vizita e saj e dytë në shtetin aleat që nga marrja e mandatit.Gjatë kësaj jave, Osmani ka njoftuar se Kosova është ftuar në Samitin për Demokraci  që do të mbahet në muajin dhjetor në SHBA, e ku do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.Osmani ka thënë se është e lumtur që në këtë samit në emër të Republikës së Kosovës do t`i prezantoj të arriturat  me shteti tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *