Presidentja Vjosa Osmani, gruaja e dytë shefe e gjashtë e Kosovës
Vjosa Osmani ka arritur që në rundin e tretë të votimit në Kuvend, me 71 vota, të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës.Presidentja Osmani ka marr 71 vota në rundin e tretë, nga 82 deputetë të Kuvendit, sa morën pjesë në votimin për President, shkruan Reporteri.net. Kundërkandidati i saj, Nasuf Bejta, nuk ka marrë asnjë votë në rundin final të votimit.Derisa, 11 fletëvotime të deputetëve sërish kanë rezultuar të pa vlefshme.Vjosa Osmani për rreth 5 muaj ka ushtruan detyrën e Presidentes së vendit, deri në zgjedhjen e Glauk Konjufces kryeparlamentar.Ajo do ta pasojë Hashim Thaçin në Presidencë, pasi ky dha dorëheqje në nëntor të vitit të shkuar, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë.