Presim që Prizreni të votojë për kryetarin që e don Prizrenin,e jo ndonjë kukull politike-Shkruan ;Kastriot Frengi
Pas rezultateve tashmë ende jo preliminare po shihet se janë dy kandidatët që garuan në mesin e tetë kandidatëve ,janë fitues të garës për balotazhin e 14 tetorit, do të shkojnë Mytaher Haskuka me pesë partitë e parakoalicionit dhe Shaqir Totaj, i PDK-së. Kjo garë e 8 ditë pas garës ende ka një ‘’heshtje’’ në dukjen e parë, por në falt ka një trazim të dukshmë brenda partive , ato që skanë fituar sië janë; LDK, Nisma, AAK e AKR, që tani po ftohen e po diskutojnë ende jo zyrtarist, por, se si duhet të bëhet e si të dalin fitues tabori i Mytës apo i Shaqës. Ata më të shqtësurarit duket se janë taborri i Mytës, sepse sovrani siq duket në heshtje ua ka bërë me dije se kësaj radhe nuk do të jenë më për Mytën ,sepse në këto katër vite, sovrani thonë se kanë dyshime që mund të rregullohet në këtë qytet Me Mytaherin, më se shqëtësuar se vetë Myta duket se është kryeministri Kurti, sepse ai ka vendosur që në këtë garë të jetë Myta, e jo kandidatja tjetër Drita Millaku, ku kryesia ia dha besimin asaj të garojë, Prandaj, edhe disa nga anëtarë të subjekteve politike, që janë në përkrahje publike të Mytaaherit siq duket nuk po kurseijnë të sjellin plotë emra shtetarësh nga Stambolli, që të jipet përkrahje Mytaherit e kjo u pa edhe me vizitën e Ministrit turk në Prizren. Mirëpo ajo që duhet sovrani i këtij qyteati tashmë do të votojë vetëm atë kryetar që e don Prizrenin, pa ia pa kombin besimin e bindjen politike. Sepse Prizreni, është qytet multietnik dhe këtë trashëgimi e ka ruajtur në shumë shekuj, pra nu e sheh ‘’shpëtimtar’’ ata që mund të jetë i sektit , besimit apo i subjektit të tij politik. Prizreni e do zhvillimin e kulturës e do turizmin e do mirëqenjen më të mirë, Jo vazhdimin e ikjen e djemëve të rinjë e mjekëve e klasës intelektuaale, Nuk i intereson këtij sovrani bindja as e Tiranës, as e Shkupit , as e Stambollit, apo ndonjë vendi tjetër Zot ruana që deri dje ishin kundrësjtar të përbetuar të gjithë këtyre popujve bashkë.Kësaj radhe sovrani padyshim pritet të votojë të ardhmen e vetë me kërkesën që për katër vite kryetari ta kete , mendje, shtëpi, ideal e mbi të gjitha synim zhvillimin e Prizrenit kryeqëndër shpirtrore të të gjithë shqiptarëve kudo që janë ata./qendrapres.com/