Prezantojmë penën re poetike:Drilon MUJOTA

Udhëtimi i shpirtit

——————————-

Në errësirën e natës pa skaj,

Shpirti lundron pa fjalë nëpër valë,

Nis udhëtimin drejt një drite të fshehtë,

 Në kërkim të paqes, të humbur mes jetë.

Nën yjet që heshtin në qiellin e largët,

Mendimet bredhin si zog i zymtë, i ftohtë,

 Ndjek një shteg që kurrë s’e ka parë,

Në çdo hap, një ëndërr e re, e paqarë.

Pa cak, pa fill, pa fund e pa kohë,

Një shpirt që endet, një zog në fluturim të lodhë,

Në valët e jetës që kurrë s’ndalin dot

, Lyp një strehë,

një vend ku të ndalojë.

 Por në çdo hap,

në çdo frymëmarrje,

Një fllad i lehtë i jep një ngushëllim,

Dhe në atë prekje të lehtë të erës së qetë,

 Gjen qetësinë në një botë të pafjetë.

Sepse udhëtimi, jo fundi,

 është çasti më i çmuar,

Një kërkim i përjetshëm,

 një shpresë e zjarruar,

Dhe në atë kërkim,

shpirti më në fund kupton,

Se rruga që ndjek është shtëpia ku ndalon.

E kur dielli lind, në agimin e artë,

Shpirti pushon, nuk ndjen më asnjë zjarr,

 E di se çdo udhëtim ka fundin e tij,

Por dhe fundi s’është gjë tjetër, veç fillimi i ri.

P. S,

Drilon Mujota, nxënës i klasës së tetë, shkolla “Dëshmorët e Koshares”, në Koshare.

Driloni ka filluar këtë vit të shkruajë poezi,

këtë talent mësimdhënësja Pranvera Qerimi e hodhi në dritë.

Ajo pohoi se ditës po përmirësohet dhe kjo siç duket po e gëzon jashtë mase mësimdhënësen.

Edhe ajo gjithashtu tha se Driloni po ecën me hapa jashtëzakonisht të mirë në fushën e letërsisë.

/www.QendraPress.com/