Prezentojmë poeten;Fatime KALIMASHI
NATËN KUR TË VIJ
Më prit një natë, do të vij në ëndërr
Do të ta prish gjumin dalngadalë
Me pëshpëritje të lehta mesnate
Përmes ëndrrës si në përrallë
Ajo natë mos të mbarojë kurrë
Le të mbetet e paharruar
Nga një princeshë idealesh
Në kujtim gjysëm të zgjuar
Fatime Kalimashi
30. 7. 20
——————-
HESHTJA ËSHTË ARMË FLORIRI
Prej kohësh s’e kam përdor heshtjen
Kam fol e s’më kanë kuptuar
Në jetë shpesh duhet të ndryshojmë
Për të mirën tonë të luftojmë
Heshtja është armë floriri
Me mbrojtë shpirtin nga i ligu
Vend e pa vend fjala duhet të ruhet
Por mos të heshtim aty ku duhet
Është mëkat të mos përdorësh
Armën tënde më të çmuar
Për t’u mbrojtur dhe luftuar
Kurrë në jetë për t’u mos u dorëzuar
FK
28. 7. 20