PRISHTINË: ME SHISHE TË BENZINIT I VË ZJARRIN NJË LOKALI DHE IKË
Një person ka hyrë në një lokal në Prishtinë, ka hedhur një shishe me benzinë dhe ka ikur në drejtim të pa njohur, njofton Insajderi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësia e KEDS-it, si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë, ku tutje thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Xhelal Mitrovica, Prishtinë 24.10.2020 – 03:20.Raportohet se ka ndodhur një zjarr, ku një person i dyshuar (ende) i pa njohur ka hedhur një shishe me benzine në një lokal dhe ka ikur në drejtim të pa njohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, njësia e KEDS-it si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e PK-së