Pritet 44 grade pas ores… Meteorologu tha behuni gati per PERVELIM ja kur do te nise prape.
Për neser, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, për shkak të aktivitetit të masave të ajrit të nxehtë nga Anticikloni i Azoreve dhe veriu i Afrikës dhe ajo qe mund te konsiderohet disi shqetesuese eshte se temperaturat mund ti afrohen serish 44 gradit pas ores 15:00 te mesdites.
Moti pritet të jetë i kthjellët me diell gjatë gjithë ditës, me disa vranësira të lehta në mesditë dhe pasdite në zonat kodrinore dhe malore kryesisht në lindje dhe juglindje të vendit.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe luginat malore, era do të arrijë shpejtësi 8-10 m/s, duke shkaktuar dallgë me forcë 1-2 ballë.