Pritet që Drejtoria e Mirëqenies në këtë dimër të ndihmojë edhe 1000 familje me dru, e shumë tjera me pako ushqimore

0

 Këtë vit për shkak të pandemisë do të mbahet mend si një vit i vështirë ekonomik që ka atakuar jo vetëm familjet me nevojë por edhe shtresa tjera të qytetarëve. Për këtë fakt sot, kemi biseduar me drejtorin e drejtorisë për Punë e Mirëqenie Sociale Islam Thaçin , ku nga ai mësuam se ky vit i pandemisë domosdo se ka shtuar numrin nevojtarëve për shumë familje që janë atakuar ekonomikisht, Ai tregoi se kjo drejtori ka ndarë 5 mijë pako ushqimore, mirëpo nevoja e madhe që është dhe bazuar në kërkesat e shtuar del nevojë primare se edhe për katër muajt e ardhshëm në një bashkëpunim edhe me shoqatat ‘’Arasta’’ dhe ‘’Bereqeti ‘’ do të shpërndajmë edhe 5 mijë pako tjera për familjet me nevojë..tha për Rtv ‘’Besa’’.Kurse ai ka filluar edhe për ndarjen druve për ngrohje, Deri më tani kemi ndarë nga tri metra kub dru për 700 familje, por po planifikojmë që të ndajmë edhe për 1000 të tjera,sepse vetëm në listën e gjendjes sociale janë 800 familje, andaj besojmë se do të ndajmë për të gjitha këto familje edhe nga tri metra dru për ngrohje , i tregoi se tashmë janë në fazën tenderuese për këtë . Ai ka theksuar se disa mjete rreth 300 mijë euro janë bartur me rastin e rishikimit të buxhetit në këtë drejtori dhe mendojmë se do të ia dalim që të ndihmojë familjet me nevoja tha ai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *