Prizren, 20 shtëpi për 20 familje
Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskua së bashku me Halil Kastratin, nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe drejtorin e Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi, ka vizituar 8 familje që do të përfitojnë nga projekti “ndërtimi i shtëpive me çelësa në dorë”.“ Në kuadër të këtij projekti do të ndërtohen 20 shtëpi të mobiluara për 20 familje që kanë kushte të vështira”, tha Haskuka.“Që nga fillimi i mandatit, së bashku me shoqatën humanitare “Jetimat e Ballkanit” kemi ndërtuar 50 shtëpi “me çelësa në dorë” për familjet në nevojë dhe kushte të vështira banimi”.“Së shpejti do të fillojmë me ndërtimin edhe të 30 shtëpive të tjera të formës “Pika Jashtë” për përfituesit e projektit të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”. “Me gjithë këto projekte, gjatë 4 viteve të mandatit do të arrijmë të ndërtojmë së paku 180 shtëpi, ndërkaq edhe me projektet e tjera për renovimin e kulmeve dhe meremetimin e shtëpive, në total do të arrijmë të përmirësojmë kushtet e banimit të 585 familje në nevojë”.