Prizren/ Aktakuzë kundër katër personave për posedim dhe shitblerje të narkotikëve

                       Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.Sh., për shkak se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267, dhe “Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” nga neni 271, si dhe të pandehurve: Z.K. F.Sh., dhe V.Z., për shkak se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 269, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).