Prizren: Del ta shes armën e zjarrit, sulmon me shishe qelqi

                        Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur pas mesnate, në rrugën “Sinan Thaqi”, në Prizren. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për armë, ka eskaluar në konflikt fizik.Rasti dyshohet te ketë ndodhur derisa viktima ka qenë duke kaluar rrugën, kur papritmas është ndaluar nga një i dyshuar, i cili ia ofroi për shitje një armë të zjarrit.Në deklaratën e dhënë në Polici, viktima ka deklaruar se në momentin që refuzoi ta blejë armën e zjarrit, i dyshuari e sulmoi me shishe qelqi në kokë dhe iku.Si pasojë e lëndimeve, i riu ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin e sulmuesit.