Prizren/ E dërgoi veturën në autolarje, gruas i vidhen mbi 7000 euro
7 mijë e 360 euro. Kjo është shuma e parave e cila iu vodh një gruaje pasi e njëjta e dërgoi veturen e saj për ta pastruar veturën në autolarje.Rasti ka ndodhur më datë 8 dhjetor në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, por u raportua tek në ditën e djeshme.Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar togeri Shaqir Bytyqi, nga policia e Prizrenit.Rasti ka ndodhur më 8 dhjetor, është raportuar tek dje pra më datë 13 dhjetor. Viktima ka raportuar se i kishte nxjerrë paratë për t’i deponuar në bankë, por kur ishte kthyer nuk i kishte gjetur paratë”, tha Bytyqi.Ai theksoi se po punohet në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.“Jemi duke punuar në arrestimin e të dyshuarit. Nga kamerat e sigurisë vërehet se si i dyshuari afrohet tek vetura duke tentuar që të marrë diçka. Po punojmë në identifikimin e tij”, theksoi Bytyqi.