Prizren erdhi komandanti…..
Kaluan jo më pak se dy dekada dhe u deshtë kaq shumë pritje që Prizreni ta pret komandantin. Komandant Drinin mikun tim të luftës që dinte aq shumë të nderonte e çmonte punën e secilit e veçanërisht punën time meçe merresha me informim..’’Tezak fillo nga sonte të mendosh të mos shkosh më në zyrën e Informimit..Sepse po rrezikon shumë e ende na duhet..’’ dhe me buzëqeshje tha shko nesër më bjerë Çamën tezen tënde këtu /fjala ishte për Nënën Qamile. Pastaj plotë 20 vite kujtoja natën e fundit një natë pa u vra kur me/ Limanin , Hasanin darkuam me ndërkombëtar… E sot, më erdhën edhe po kaq kujtime ndër mend me ‘’Bacën’’, Selim Krasniqin , me komandant Çunin, Osman Çerretin,,Heshim Gashin , tani Hero, Rifat Kalimashin,Faik Berishën… në Reti e fronteve të luftës,,,sepse mesazhi i tij në monument më thonë shumë . Komandanti mbërriti në gjirin e ngrohtë të qytetit të tij! Prizreni ai arriti ta mbajë të pa ndarë, ai mbetet legjendë tani në mermer.
Sot shkruan ‘’Dritaret e shtëpive janë hapur herët, më herët se ditët e tjera, kjo pasi të gjithë kanë dalë t’i urojnë mirëseardhjen Komandantit.
Ja tashmë jeta e vepra e Komandantit Drini u skalit në një memorial. Në një memorial ku janë derdhur thëniet e Tij. Ato do të shërbejnë si ndërgjegjësim dhe reflektim për ata që e njohën e luftuan me të, dhe pikë referimi për brezat e rinj.
Të gjithë janë të lumtur që çdo ditë Komandanti do të jetë me ta. Do ta përshëndesin, dhe do të këshillohen me të, sepse thëniet e Tij mbeten të pavdekshme.
Zemra e nënës trimëreshë që jeton në moshën e bardhë e pa këtë rreze dielli: përjetësimin e djalit më një përmendore që do t’u flasë brezave në shekuj. Ka edhe një pritje: atë të vendosjes së drejtësisë. Qoftë e afërt ajo ditë! ‘’
Gëzim i pamasë kanë të gjithë, por më shumë djemtë e Komandantit : Drini dhe Eki/Ekremi/bashkë me gruan fisnike Hajrien të cilët do ta shohin çdo ditë me krenari të përjetësuar në një memorial që veç flet! Komandant Drini mirëserdhe KOMANDANT /Qazim Thaçi/