Prizren, godet me veturë karrocën me fëmijë
Një aksident është raportuar mbrëmë në Prizren.
Policia thotë se një person, nga pakujdesia ka goditur me veturë një karrocë me fëmijë që po e shtynte prindi i vet, transmeton PrizrenPress.
Fëmija ka pësuar lëndime por pas tretmanit është liruar në shtëpi.
“Në rrugën “Hasan Prishtina”, Prizren, një i dyshuar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia në vendkalimin për këmbësorë ka goditur karrocën me fëmijë qe ishte duke u shtyrë nga prindi. Si pasojë fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.