Prizren: Lëndohet një punëtor në vendin e punës, dërgohet me urgjencë në spital


                        Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët, raporton Gazeta Sinjali.Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, rreth orës 11:00 në lagjen Arbana , rruga “Ismail Kryeziu” në Prizren.Burimet e Sinjalit nga Emergjenca kanë bërë të ditur se në këtë qendër është duke u trajtuar një person, i cili është lënduar në vendin e tij të punës, në firmën Europan. Të njëjtat burime bëjnë me dije se punëtori i ka lënduar dy gishtat e dorës me moto sharrë derisa ishte duke punuar në vendin e punës. Policia është njoftuar për rastin nga spitali, ndërkohë që patrulla policore bashkë me Inspektorin e Punës kanë dalë në vendin e ngjarjes.Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës