Prizren: Pas një fjalosje në komunikacion, pasagjeri del nga vetura dhe e ther me thikë një këmbësor njofton zëdhënësi Gashi.
Zëdhënësi i policisë rajonale në Prizren Vesel Gashi ka konfirmuar se pas një fjalosje në komunikacion, një person ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me thikë një këmbësor Sot rreth orës 09:00 në rrugën ‘’Anakaraja’’, në Prizren, pas një fjalosje në komunikacion, një person, pasagjer në një veturë del nga automjeti dhe godet me thikë këmbësorin i cili ishte duke kaluar rrugën. Viktima A.M. 27 vjeçar është jashtë rrezikut për jetë. Policia është duke marr me rastin dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e kryesit të veprës”, tha Gashi. Ai tha se viktima është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ende nuk është arrestuar./www.QendraPress.com/