Prizren, punëtori i ndërtimit gjendet pa shenja jete në vendin e punës
Policia e Kosovës raporton se të premten në Prizren është gjetur një person pa shenja jete në afërsi të një objekti. Familjarët kanë njoftuar se personi në fjalë ishte punëtorë ndërtimi.“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtorë ndërtimi në kompani”.Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.