Prizren/ Shpresa Emra pret në takim kryeprokurorin Admir Shala
Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, sot e kanë vizituar kryeprokurori Admir Shala, zëvendës kryprokurorja Ariana Shajkovci, si dhe prokurorët Ervehe Gashi dhe Petrit Kryeziu nga Prokuroria Themelore në Prizren.Kryeprokurori Shala, duke e uruar Kryetarën e sapo zgjedhur, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e një bashkëpunim të mirëfilltë me Gjykatën Themelore në Prizren, në kuadër të autorizimeve ligjore që kanë këto dy institucione.Në këtë takim u diskutuan çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet, duke përfshirë bashkëpunimin dhe në veçanti ofrimin e shërbimeve efikase dhe kualitative për qytetarët.Kryetarja Shpresa Emra foli për rëndësinë që Gjykata dhe Prokuroria të tregojnë efikasitet dhe angazhim të shtuar per rritjen e besueshmërisë së publikut në kêto dy institucione. Në fund të takimit, kryetarja e Gjykatës tregoi gatishmërinë që në të ardhmen takimet e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë ne Prizren të kenë takime të rregullta.Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, kryetarja e porsazgjedhur e Gjykatës Themelore në Prizren, në vazhdimësi është duke zhvilluar takime me institucionet me të cilat Gjykata Themelore në Prizren ka bashkëpunim.