Prizren/Të dyshuarës për vrasjen e Saime Domazetit i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj
Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, më 25 janar 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj të dyshuarës N.A, e cila po dyshohet se ka vrarë kunatën e saj, Saime Domazeti.Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se masa a paraburgimit ndaj të pandehurës N.A i vazhdohet deri më 27 mars 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake ka vlerësuar se kërkesa për vazhdimin e masës së paraburgimit është e bazuar.Tutje, në vendim thuhet se, gjyqtari i procedurës paraprake gjen se janë përmbushur kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit, sepse në këtë çështje penale kanë filluar hetimet ndaj të pandehurës për veprën penale të lartcekur dhe në vijim të procedurës penale do të merret deklarimi i të pandehurës.Po ashtu, në arsyetim thuhet se do të dëgjohen dëshmitarë, andaj nëse e pandehura lihet në liri në këtë fazë të procedurës penale ka arsye për të besuar se e njëjta do të dëmtoj provat e kësaj vepre penale si dhe duke ndikuar në dëshmitarë dhe në këtë mënyrë mund të vështirësojnë zhvillimin e hetimeve.“Gjykata, ka vlerësuar edhe masat tjera për sigurimin e prezencës së të pandehurës në kuptim të nenit 173 të KPP-së, por duke pasur parasysh të lartcekurat, në këtë rast çdo mase tjetër që do të caktohej për këtë rast më e butë do të ishte në kundërshtim me natyrën e zhvillimit të hetimeve penale dhe kushtet mbi të cilat është vazhduar paraburgimi”, thuhet në vendim.