Prizren – Zbulohet një lokal ku luhej bixhoz ilegal
Policia e Kosovës pasditen e djeshme ka hapur një rast të organizimit të bixhozit të paligjshëm.Sipas njofitmit, rasti ka ndodhur brenda një lokali pa emër biznsi në rrugën “Adem Demqi”, në Prizren. “Është raportuar se njësitë policore pas pranimit të informatave ka shkuar në një lokal pa emër biznesi në të cilin dyshohet se ishin zhvilluar lojëra të fatit. Në atë lokacion kanë dalë edhe inspektorët komunal të cilët e kanë mbyllur lokalin”, thuhet në njoftim.Nga njësiti policor, si dëshmi janë sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit, katër monitorë, tre televizorë, tre shtëpiza kompjuteri, një printer dhe një lexues, tri tiketa të bastoreve, dhe 13 euro.Lidhur me rastin, si pronar i lokalit, në cilësinë e të dyshuarit është intervisar një person, i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në peocedurë të rregullt