Prizrenasi ankohet se iu vodhën para në Brezovicë
Një person është ankuar në Policinë e Kosovës se i janë vjedhur para nga vetura, derisa po qëndronte në qendrën e skijimit në Brezovicë. Sipas njoftimit policor, mungesën e parave personi e kishte vërejtur pasi ishte kthyer në shtëpi në Prizren, ndërsa ka thënë se nuk ka vërejtur shenja të dëmtimit në veturë. “Pasi që ishte kthyer në shtëpinë e tij në Prizren, kishte vërejtur se iu kanë vjedhur parat. Sipas ankuesit , në veturë nuk vërehen shenja dëmtimi si dhe është i sigurt se veturën e kishte mbyllur me çelës”, thuhet në njoftimin policor.Policia njofton se rasti po hetohet.