Prizrenasi e gjen një armë në mal dhe e merr me vete në shtëpi, vetëplagoset rëndë me të në kokë
Një person në fshatin Pousko të Prizrenit është vetëplagosur me armë zjarri.Policia në raportin 24-orësh ka treguar se si ka ardhur deri tek ky rast.Viktima mashkull kishte gjetur një armë në mal dhe pas ishte kthyer në shtëpi duke e pastruar armën ishte vetë plagosur në kokë.Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësorë në spitalin e Prizrenit e për shkak të gjendjes se rëndë është transferuar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.