Prizrenasi sulmon familjarët me shufër metalike e më pas edhe zyrtarët policorë

0

Një person i sëmurë mental është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti ka sulmuar familjarët e tij e më pas gjatë intervistimit ka sulmuar edhe zyrtarët policorë me një shufër metali.Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

Në njoftim bëhet e ditur se nga i dyshuari është konfirskuar shufra e metalit dhe një skallper.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i sëmurë mental, pasi që i njëjti pasi i ka sulmuar anëtarët e familjes gjatë intervenimit i ka sulmuar edhe zyrtarët policor me një shufër metali. Nga i njëjti është konfiskuar shufra e metaltë, një mjet mprehës (skallper).”, thuhet në raportin e Policisë.Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *