Prizrenasi sulmon nënën dhe gjyshin e tij, arratiset

0

Një person në Prizren, gjatë ditës së djeshme ka ushtruar dhunë në familjen e tij. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zënka kishte filluar nga një mosmarrëveshje. Nga mosmarrëveshja verbale, i dyshuari ka kanosur e më pas ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe gjyshin. Njëri nga viktimat ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *