Prizrenasin që e mbyti rrufeja, flet fqinji që e pa tragjedinë
Një 55 vjeçar nga fshati Petrovë e Prizrenit ka gjetur vdekjen, derisa është goditur nga rrufeja teksa po punonte në arën e tij.
Lidhur me këtë rast, ka folur fqinji i tij që i ka dhënë ndihmën e parë.
“Frymë i kam dhënë, i kam qitë ujë. Ka qenë i lënduar në gishtat e këmbëve edhe në organet tjera. Ma shkurt, sa kam mujt ndihmë i këna dhanë”, ka thënë fqinji Basri Memaj.
Lidhur me rastin kanë folur edhe nga Emergjenca e Prizrenit.
“Në orën 16 e 50 është sjellur në qendrën emergjente, personi 55 vjecar i gjinisë mashkullorë pa shenja jete, dhe atë në vlerësimin e ekipit mjekësor që ka qenë dmth në një gjendje të ndryshuar të pamjes së njeriut”, kanë thënë nga emergjenca në Prizren.