Prizreni dhe AZHR Jug bashkë për zhvillim ekonomik dhe mbështetje të bizneseve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (AZHR Jug).

Marrëveshja synon implementimin e politikave të zhvillimit rajonal dhe përfshin hartimin, dizajnimin dhe zbatimin e projektit ERPK, një skemë grantesh që përqendrohet kryesisht te bizneset e drejtuara nga gratë.