Prizreni e shënoi Ditën e Mjedisit me aktivitet gjelbërimi në ‘’Marash’’

                          Komuna e Prizrenit sot, shënoi Ditën e Mjedisit me aktivitet gjelbërimi në ‘’Marash’’ Ku qëllimi i shënimit të kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar. Kryetari i Komunës së Prizrenit , Shaqir Totaj, duke marrë pjesë sot, në këtë pjesë të bukur të Prizrenit, ku drejtoria e Shërbimeve Publike ka zbukuruar këtë hapësirë ai uroi sidomos nxënësit duke ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, duke bërë apel që kjo ditë të shërbejë si kujtesë për rëndësinë e mbrojtjës së mjedisit ku jetojmë̈ deh po synojmë që të punojmë për një muaj Gren. Sot shënohet Dita Botërore e Mjedisit, që shërben si datë që na kujton rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit ku jetojmë̈. Ndër vite jemi përkujdesur që hapësirat e gjelbra të rriten në Prizren. E pikërisht tani, po shënohet edhe ky ambient. Po mbjellim shumë drunj dhe po vendosim plot vazo gjelbëruese anekënd qytetit. Kurse për organizimin e sotëm ka përshëndetur edhe Muhamet Bajrami përgjegjës i sektorit, Inserte Kurse një nxënëse nga Shkolla ‘’Motrat Qiriazi’ kishte përgatitur edhe një fjalim shumë emotiv për të rikujtuar e nderuar këtë ditë Inserte Pas kësaj kryetari Totaj drejtori Çelë Lamaj dhe Islam Ukimeri si dhe drejtori nga Eko Regjioni Burim Shala dhe përfaqësues të USAID-it sot ishin pjesëmarrës të këtij eventi