Prizreni ka nevojë për një model zhvillimi që shfrytëzon asetet natyrore, turistike, bujqësore, ekonomike, kulturore, njerëzore e infrastrukturore në funksion të rritjes ekonomike
Osman Hajdari, drejtor në ekzekutivin e KK të Prizrenit për qeverisjen lokale pohon”: “Në fillim të mandatit objektivi ynë nis me disa ndërhyrje për zgjidhjen e disa problematikave më emergjente me të cilat përballej qyteti: si puseta që mungojnë, rrugë e trotuare të prishura, kanalizime të bllokuara, mbeturina, hapësira të uzurpuar, parqe e hapësira çlodhëse të cilat mungonin etj.
Por kjo ishte vetëm njëra anë e medaljes. Një mandat i suksesshëm nuk është ai që zgjidh vetëm hallet e problemet imediate të së tashmes.
Sfida jonë nuk ishte thjesht të shtrojmë rrugë, të mbjellim pemë, të ndriçojmë lagjet, sado të rëndësishme qofshin këto.
Një mandat i suksesshëm duhet të hedhë themelet e transformimit të qytetit të të ardhmes dhe të garantojë një zhvillim të qëndrueshëm për qytetin tonë. Sfida e vërtetë është të planifikojmë sesi do të jetë Prizreni pas 10 apo 20 vjetësh.
Për të arritur këtë ne filluam reformat sistemore në të gjitha fushat: në administratë, arsim e shendetësi, më shumë mundësi për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, për inovacion, punësim, turizëm, kulturë, art.
Prizreni ka nevojë për një model zhvillimi që shfrytëzon asetet natyrore, turistike, bujqësore, ekonomike, kulturore, njerëzore e infrastrukturore në funksion të rritjes ekonomike, për më shumë punësim, të ardhura për komunën dhe një nivel më të lartë jetese për këdo që ka zgjedhur të jetojë në Prizren!
Besoj shumë se jemi në rrugën e duhur për arritjen e këtij objektivi.”/qendrapress.com/