Prizreni nga e verdha në të gjelbërtën. -Ky është kategorizimi i ri i komunave sipas zonave- .
Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas komunikatës, nga sot e deri më 26 shkurt, në zonën e kuqe janë 4 komuna:
Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani.
Në zonën e verdhë janë 7 komuna:
Lipjani, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Mitrovica e Jugut.
Në zonën e gjelbër janë 27 komuna
Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Prizren, Vushtrria, Gjilani, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja.
ZONA E KUQE: NUK KA PASUR NDRYSHIME
ZONA E VERDHË: MITROVICA E JUGUT
ZONA E GJELBER: GJILANI, VUSHTRRIA, PRIZRENI
Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:
Mitrovica e Jugut nga e GJELBËRTA në të VERDHË
Gjilani nga e VERDHA në të GJELBERTËN
Vushtrria nga e VERDHA në të GJELBERTËN Prizreni nga e VERDHA në të GJELBËRTËN