Prizreni pa orë policore dhe gastronomia me orar të zgjatur
Ora Policore është hequr nga të gjitha komunat në vend, nga vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat e reja në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Në këtë vendim thuhet se vendimi me numër 01/17 i datës 28 korrik është shfuqizuar, ku parashihej ora policore për disa komuna, përfshirë edhe Prizrenin. Tashmë Prizreni nuk do të këtë orë policore e këtë e kanë kërkuar që moti qytetarët e bashkë me te edhe vete i pari i komunës Haskulka disa herë radhazi ka kërkuar të hiqet ora policore, derisa tani gastronomia do të punojë deri në orën 23 e 30 minuta dhe me kushtet të kërkuar edhe brenda lakaleve, ky sihariq i mirë për gastronominë./qendrapress.com/