Prizreni pas reshjeve pa dëme të mëdha
Mbrëmë vonë në Prizren dhe në disa fshatra të Prizrenit ka pasur erë të fortë dhe reshje breshëri vende vende,Lidhur me këtë ne kemi kontaktuar drejtoreshën e Emergjencave në Prizren Ramize Shala me telefon e cila për Rtv ‘’Besa’’ ka potencuar se inspektorët bujqësor për vlerësim të dëmeve kanë dalë herët sot në terren, mirëpo deri në orën 13.00 të ditës së sotme nuk kemi ndonjë rast të paraqitur nga qytetarët për dëme individuale, pos rasteve që shtyllat elektrike tashmë në shumë vende po paraqesin rrezik për qytetarët. Kurse vetëm banesës kolektive në afërsi të Gjimnazit ‘’Remzi Ademaj’’, dihet se i është dëmtuar kulmi, raste tjera nuk kemi të paraqitura, Kurse ne sot pasdite bashkë me ekipet përkatëse do të vizitojnë edhe fshatrat e Luginës së Lumbardhit për të takuar banorët e Lubinjës dhe fshatrave tjera që ka apsur reshje breshëri. Por raste individuale nuk kemi të paraqitura tek ne, Zjarrfikësit i kam kontaktuar dhe ata pohuan se ka pasur dy raste me shtylla elektrike, por pa dëmtime të rënda. tregon ajo. Kurse disa fshatra të Hasit për shkak të defekteve me energjinë elektrike kanë pasur reduktim të ujit të pijes, Kjo si rezultat i mungesës së energjisë elektrike ./Rtv Besa/,përcjellë/www.QendraPress,com/