Prizreni, po e ringjall një simbol të dashur të trashëgimisë kalldrëmin e njohur.
Fal angazhimit të palodhur të Drejtorisë së Shërbimeve Publike e drejtorit Çelë Lamaj , Prizrenit po i rikthen tashmë tradita e njohur e kalldrëmit. Fal kompanisë që po kryen këtë punë me përkushtim, Prizreni po rikthehet në trashëgimi dhe si një kujtim i mrekullueshëm që pa dyshim do të kontribuojë edhe për shtimin vizitorëve dhe turistëve.,Lidhur me këtë angazhim kryetari i Komunës Shaqir Totaj sot na faqen e tij të Fb ka shkruar’’Po vazhdojnë punimet në shtrimin e trotuareve me kalldrëm në pjesën e vjetër të qytetit. Me një histori të pasur, Prizreni po e ringjall një simbol të dashur të trashëgimisë kulturore, që synon jo vetëm ta rrisë tërheqjen estetike të qytetit, por edhe t’i rilidhë banorët dhe vizitorët me sharmin autentik të Prizrenit.’’. Kurse këtë rikthim në të trashëgiminë e së kaluarës shumë qytetarë prizrenas po e shohin si një mrekulli. Kurse ne lidhur me këtë sot kemi kontaktuar edhe vizitorë nga Tiranë
Mimoza Malaj, pohon ‘’Prizreni është një qytet i mrekullueshëm, ajo që tashëm vërtetë po na duket tepër e bukur është kalaja dhe kjo rruga siç ju po e quani rruga unazore me kalldrëm e me gjelbërimin e përreth e ka bërë kaq të dashur Prizrenin për ne. Po kështu mendonte edhe Valmira Rekaj , Rita Gazi ./www.QendraPress.com