Prizreni po feston 17 Vjetorin e Pavarësisë

Prizreni, feston sot 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, një ditë e rëndësishme për qytetarët e vendit dhe për historinë e shtetndërtimit të Kosovës. Komuna e Prizrenit gjegjësisht Drejtoria e Kulturës ka organizuar një varg aktivitetetesh nga komuna e institucione tjera që te përkujtojnë sakrificat e mëdha të popullit të Kosovës dhe nderojnë veprat e liderëve të shquar që udhëhoqën popullin në periudha të vështira. Aktivitetet filluan nga ora 9:00 me mbledhjen festive të Kuvendit të Komunës Shpallja e Pavarësisë së Kosovës u bë më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme të vitit 2008 ku merrnin pjesë 107 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën Shtet të Pavarur, Sovran dhe Demokratik. Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u miratua në mënyrë unanime prej 107 deputetësh të pranishëm në sallën e Kuvendit të Prishtinës. Kurse ne sot kemi marrë edhe opinionet e disa qytetarëve të Prizrenit të cilët për u shprehen se kjo festim po shënohet po je me shumë gëzim, Kurse edhe kushtet klimatike anuluan koncertin madhe të drekës. Inserte Edhe gjatë orëve të mbrëmjes do të ketë një koncert festiv