Prizreni qytet që identifikohet me traditën e vjetër që qofteve

                                    Po erdhe në Prizren e nuk drekove qofte e nuk ke pi ujë”Shatërvani” mos thuaj se ishe atje .Kështu thonë ata që vizitojë këtë qyet. Prizreni është njëri nga qytet e vjetra  që në dokumentet e lashta gjendet edhe si qytet i traditës së qofteve, duke përmendur shijen e tyre. Familja që në Prizren është më e vjetër si traditë e qofteve mbetet ajo Shkreli .Kjo është  familje që edhe sot, e kësaj dite tërë familja e kultivojnë këtë zeje, tashmë kjo familje sa humane e aq bujare është e njohur në gjithë rajonin. Janë familjet: Shkreli,Smani e Dapko që traditën e qebapëve e kanë nga katër breza, e tani këtyre familjeve iu janë shtuar edhe shumë qebaptore të njohura si “ Edi -Hyska” “Sheherzade”,” Beshi” e ndonjë tjetër siç janë ato nga Atmaxha Opoja etj. Por,  lider ende mbet  familja Shkreli,sepse  ata vazhdimisht nga puna dhe përfitimi që bëjnë nga kjo zeje ndihmojë shumë familje me gjendje të rëndë ekonomike. Por për shkak të modestisë së  tyre nuk bëjnë kurr publike anën nga ndihmat e shumta që japin. Ende mbahet mend Islam Shkreli ai burrë i njohur  për  zanat e për mikpritje. Nga ky vit tashmë ka filluar edhe  Festivali tradicional i qofteve më të mira në qytet


       Sa herë  përmendet  qyteti i Prizrenit  pos bukurisë së këtij qyteti njerëzit e dijë se Prizreni, njihet për trashëgimi dhe monumentet të trashëgimisë, për  pozitën gjeografike si dhe për qoftet që  njihet si i  vetmi “shehër”, që ka këtë traditë të lashtë . Prizreni jo vetëm në Kosovë, por tani edhe nga; Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia e edhe nga shtetet evropiane si;Gjermania  Franca e Zvicra, ata ose kanë shijuar së paku njëherë këto ushqime të këndshme dhe të shijshme ose kanë dëgjuar për këto ushqime tradicionale rikthehen përsëri në këtë qytet. Besim Shkreli,tani pronar i  i restorantit familjar të njohur ‘Te Besimi”  duke rishpjeguar faktin se ai është brezi i katërt që po e përcjellë zejen e qoftexhiut.  Por  në  familje e  tij tashëm edhe  Islam  i biri tij  edhe   tjerët  e përcjellin këtë zeje  të lashtë. I pari  brezi i katërt i Besimit ,Iljazi tha se këtë zeje e nisi në kushte dhe rrethana të kohës . Por, ne me përkushtim si familje e përcollëm këtë zeje. Tani edhe unë e vëllai im Mërgimi e përsosëm pak më shumë këtë zeje. Por, edhe fëmijët tanë po këtë zeje e ushtrojë. Biri im e mbanë emrin e babait tim Islami ky është i treti, Isalm i radhës që kultivon këtë traditë edhe pse ne jemi shkolluar dhe kemi edhe fakultete të  kryera megjithatë,këtë zeje dot nuk e ndërrojmë shprehet Besimi. Ai na bëri të ditur se vikendeve  më së shumti  kanë mysafirë nga Shqipëria, por nuk mungojnë as turistë nga shtetet tjera. Bile ata pas drekimit kur paguajnë jo shumë para, befasohen këndshëm dhe kërkojnë nga ne edhe vizitë karta..
    Historianët e këtij  qyteti në  hulumtimet e tyre duke dashur që  këtë qytet ta nxjerrin si qytet të  moçëm pohojnë  se  tradita e përpunimit të mishrave  është i hershëm, por ata  pohojnë  se  dikur mishi është përdorë si i thatë  dhe I zier. Kurse përpunimin e  mishit me cilësi si qoftet e këto prodhime pohojnë ata se i kanë sjellur nga orienti. Kurse qytetin e Prizrenit e nxjerrin si një qytet me mbi një shekull me këtë traditë. Për këtë reportazh  takojmë  mysafirë  të shumtë nga  Shqipëria tek restoranti”Te Besimi” takuam mysafirë  kryesisht nga Shqipëria. Edona Bejto  tregon se në  Shqipëri kemi  ushqime të mira, Por si këto këtu në Prizren nuk i gjenë në gjithë botën, unë kam shëtitur në Itali ju kosovarët. Këtë here kemi drekuar specialitete si qofte e qebapë dhe  mbetem shumë  të kënaqur, derisa herën e kaluar  ishin në restorantin e traditës  ku patëm mbetur  edhe atje  të befasuar për mirë. Kishin ardhur mysafirë nga  Shkup   dhe  tek familje Shkreli  thanë se sot  këtu po ndihemi mirë  edhe me ambientin kaq të bukur brenda dhe  me ushqime kaq të fresktya e të  bollshme. Me të  gjitha specialitetet e restorant “Te Besimi” dhe  mbetem shumë të kënaqur  jo vetëm më  ushqimin por edhe me koston  kësaj dreke u shprehën ata. Nga  ky vit tashmë ka  filluar edhe  festivali tradicional i qofteve më të mira në qytet. Kurse  këtë vit edhe pse ishin të ,mbyllur tre muaj  Beska i pagoi punëtorët dhe kjo tregon fisnikërinë e tij/qendrapress.com/