Prizreni qytet që identifikohet me traditën e vjetër që qofteve
Saherë përendet qyteti i Prizrenit pos bukurisë së këtij qyteti njerëzit e dijë se Prizreni, njihet për trashëgimi dhe monumentet të trashëgimisë, për pozitën gjeografike si dhe për qoftet që njihet si i vetmi “shehër”, që ka këtë traditë të lashtë . Prizreni jo vetëm në Kosovë, por tani edhe nga; Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia e edhe nga shtetet evropiane si;Gjermania Franca e Zvicra, ata ose kanë shijuar së paku njëherë këto ushqime të këndshme dhe të shijshme ose kanë dëgjuar për këto ushqime tradicionale rikthehen përsëri në këtë qytet. Besim Shkreli,tani pronar i i restorantit familjar të njohur ‘Te Besimi” duke rishpjeguar faktin se ai është brezi i katërt që po e përcjellë zejen e qoftexhiut Por në familje e tij tashëm edhe Islam i biri tij edhe tjerët e përcjellin këtë zeje të lashtë. I pari brezi i katërt i Besimit ,Iljazi tha se këtë zeje e nisi në kushte dhe rrethana të kohës . Por, ne me përkushtim si familje e përcollëm këtë zeje. Tani edhe unë e vëllau im Mërgimi e përsosëm pak më shumë këtë zeje. Por, edhe fëmijët tanë po këtë zeje e ushtrojë. Biri im e mbanë emrin e babait tim Islami ky është i treti, Isalm i radhës që kultivon këtë traditë edhe pse ne jemi shkolluar dhe kemi edhe fakultete të kryera megjithatë,këtë zeje dot nuk e ndërrojmë shprehet Besimi. Ai na bëri të ditur se vikendeve më së shumti kanë mysafirë nga Shqipëria, por nuk mungojnë as turistë nga shtetet tjera. Bile ata pas drekimit kur paguajnë jo shumë para, befasohen këndshëm dhe kërkojnë nga ne edhe vizitë karta. Njëri ndër ata që me përkushtim ka ruajtur traditën e qofteve katrore është familja Smani, Besnik Smani ripërsërit edhe një fakt tjetër se kjo zeje jo vetëm që përcillet në familje Samani, por ende shumë qytetarë vazhdojnë të ruajnë këtë traditë. Jemi më të njohur për prizrenasit,ngase pjesa loklalet tona nuk ka arritur që këtë lloj qebapi ta afirmojë edhe më shumë. Por, për kosovarët ende vazhdon të jetë vend i preferuar restoranti “Te Syla “ por që i ka dy emra edhe “Allambara”.. Prizrenasit vazhdojnë të pohojnë se njihen për këto prodhime . Këtu bëhet një brumë i veçantë i specialiteteve. Kështu pohojnë edhe vëllezërit Kryeziu nga Atmaxha dhe ata Sallauka nga Prizreni pohon se tradita e qofteve në Prizren ka më shumë se një traditë, sepse është primare të dihet se shumica e qoftexhijëve prizrenas ndoshta si askund tjetër përdorim mishin e freskët. Në këtë drejtim ne pyetëm Besim Shkrelin pasi që ai konsiderohet hargjuesi më i madh i mishit, ai shpjegon faktin se deri më tani gjithmonë përdor mish të freskët, bile edhe atë vetëm nga bagëtia e Kosovës. Sepse ai mish ka më shumë butësi dhe ka më shumë kripë që e përmban vetvetiu.
Historianët e këtij qyteti në hulumtimet e tyre duke dashur që këtë qytet ta nxjerrin si qytet të moçëm pohojnë se tradita e përpunimit të mishrave është i hershëm, por ata pohojnë se dikur mishi është përdorë si i thatë dhe I zier. Kurse përpunimin e mishit me cilësi si qoftet e këto prodhime pohojnë ata se i kanë sjellur nga orienti. Kurse qytetin e Prizrenit e nxjerrin si një qytet me mbi një shekull me këtë traditë. Për këtë reportazh takojmë mysafirë të shumtë nga Shqipëria tek restoranti”Te Besimi” takuam mysafirë kryesisht nga Shqipëria. Edona Bejto tregon se në Shqipëri kemi ushqime të mira, Por si këto këtu në Prizren nuk i gjenë në gjithë botën, unë kam shëtitur në Itali ju kosovarët. Këtë here kemi drekuar specialitete si qofte e qebapë dhe mbetem shumë të kënaqur, derisa herën e kaluar ishin në restorantin e traditës ku patëm mbetur edhe atje të befasuar për mirë. Kishin ardhur mysafirë nga Shkup dhe tek familja Shkreli thanë se sot këtu po ndihemi mirë edhe me ambientin kaq të bukaur brenda dhe me ushqime kaq të freskta e të bollshme.Me të gjitha specialitetet e restorant “Te Besimi” dhe mbetem shumë të kënaqur jo vetëm më ushqimin por edhe me koston kësaj dreke u shprehën ata. Nga ky vit tashmë ka filluar edhe festivali tradicional i qofteve më të mira në qytet/www.QendraPress.com/
Q.THAÇI