Prizreni teston 785 persona gjatë dy ditëve nga ekipet mobile të QKMF-së vetëm në ‘’Shadërvan’’
Ekipet mobile të shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit, edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me realizimin e testeve të shpejta (rapide) për Covid-19, në sheshin “Shatërvan”, me ç’rast janë testuar 412 qytetarë. Realizimi i këtyre testeve po bëhet me qëllim të identifikimit të personave të prekur dhe të izolimit të sa më të shpejtë të tyre, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit. Kujtojmë se këto teste janë realizuar edhe gjatë ditës së djeshme, ku ishin realizuar 373 teste, ku në total gjatë këtyre dy ditëve janë testuar 785 qytetarë dhe 34 prej tyre kanë rezultuar pozitivë, që do të thotë se më pak se 10 për qind nga kjo del se prizrenasit kanë një imunitet të konsideruar. Drejtori i QKMF, Dr Xhevat Elezkurtaj pohonte ketë e bëjnë që të vrapojmë më mirë pas shifrave se sa pas bilanceve të vdekjeve apo të sëmuarve./qendrapress.com/