Prizreni zhurmon nga motorët e “Moto Festit”

                   Në Prizren u mbajt të shtunën organizimi “Moto Fest”. Në parkun e këtij qyteti zbarkuan qindra motoçikleta nga vende të ndryshme brenda e jashtë Kosovës.Kështu vozitësit e tyre u socializuan, e qytetarët u kënaqën me pamjet e muzikën, raporton Klan Kosova.Kësi ngjarje si “Moto fest” po thuhet se duhet të mbahen më shpesh, bile në çdo qytet.“Ende ekziston ai stereotipi që njerëzit që vozisin motoçikleta janë ‘bandita’, duhet me pa njerëzit që nuk jemi qashtu, ka njerëz të profesioneve të ndryshme, policë, avokatë..”, tha njëri nga pjesëmarrësit. Ky organizim tashmë është tradicional ngase mbahet për çdo vit në të njëjtën datë.